Në takimin elektoral që po zhvillohet mbrëmjen e së enjtes në Gjirokastër, drejtuesi politik i PD në këtë qark Tritan Shehu, akuzoi kryetarin e bashkisë së Tepelenës dhe drejtuesen politike të PS Mirela Kumbaro për shkatërrimin e natyrës së qarkut të Gjirokastrës.
Shehu tha se kryebashkiaku i Tepelenës e trajton bashkinë si pronë private.
“Njeriu që ka betonuar gjithçka dhe që ka kthyer administratën në çerdhe klientelizmi dhe interesash është simboli i shkatërrimit të qarkut tonë. Po ashtu dhe Mirela Kumbaro, lubia e pseudomjedisit që e trajton natyrën si plackë tregu.
Ajo e ka shkatërruar parkun kombëtar të Vjosës që e quajnë lumi i fundit i egër në Evropë, ka shkatërruar pyje shekullorë të trashguar brez pas brezi që u dhunuan me vendime të fshehta dhe vendime të korruptuara. Ajo lubi e përdori për përfitime politike e financiare të gjithë këtë qark sikur të ishte çiflig i saj e ju ishit bujkrobërit e saj”, tha drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër.
Burimi: botasot.info