tripunovski nga resnja te gjithe bujqit nga e hena te raportojne demet e shkaktuara nga temperaturat e uleta ne menyre qe te kompensohen 67f90cb30ec67

Tripunovski nga Resnja: Të gjithë bujqit nga e hëna të raportojnë dëmet e shkaktuara nga temperaturat e ulëta, në mënyrë që të kompensohen

April 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 prill – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot ka qenë për vizitë pune në Resnjë, ku është takuar me kryetarin e komunës dhe me këshilltarët.

Në takim, ka njoftuar Tripunovski është diskutuar për situatën që e goditi këtë rajon, përkatësisht për temperaturat e ulëta që ishin ditëve të fundit.

“Dua të informoj se që sot, në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Resnjës, do të merret vendim për shpalljen e fatkeqësisë natyrore, do të formohet një komision për vlerësimin e dëmeve dhe nga e hëna do të shpallet Thirrja Publike në të cilën të gjithë bujqit duhet të paraqesin nëse kanë pësuar dëme nga temperaturat e ulëta gjatë ditëve të kaluara”, sqaroi ministri.

Ministri Tripunovski i bëri thirrje të gjithë bujqve të raportojnë dëmet e shkaktuara nga temperaturat e ulëta. Komisionet komunale të përpunojnë me kohë të gjitha kërkesat dhe vlerësimt që bëhen në terren.

“Ne si Ministri, si Qeveri, do të dalim në ndihmë dhe do t’i kompensojmë të gjithë bujqit që kanë pësuar dëme nga këto temperatura të ulëta”, theksoi ministri.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

murtezani partneriteti me hungarine nuk eshte simbolik por mbeshtetje praktike 67f90cb24fe6b
Story i mëparshëm

Murtezani: Partneriteti me Hungarinë nuk është simbolik, por mbështetje praktike

shehaj vazhdon turin me autobus ne durres jep mesazhin e forte kush prek votat e mundesise do te pergjigjet penalisht do hapim cdo kuti 67f9124f69973
Story i radhës

Shehaj vazhdon turin me autobus në Durrës, jep mesazhin e fortë: Kush prek votat e ‘Mundësisë’ do të përgjigjet penalisht, do hapim çdo kuti!

Të fundit nga

ShkoLartë