tripunovski deri me tani jane blere 25 3 milione kilograme duhan me vlere 170 milione euro 696f8cd534860

Tripunovski: Deri më tani janë blerë 25.3 milionë kilogramë duhan me vlerë 170 milionë euro

January 20, 2026
1 minut lexim

Shkup, 20 janar – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski njofton se deri më tani janë blerë 25,3 milionë kilogramë duhan me vlerë 170 milionë euro.

“Sot, së bashku me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë dhe kryetarin e Shoqatës, vizituam disa pika grumbullimi me qëllim që të bëhet një pasqyrë e fazës përfundimtare të blerjes së duhanit”, theksoi Tripunovski.

“Sipas të dhënave të fundit, deri më tani janë blerë 25,3 milionë kilogramë duhan nga korrja e fundit, me çmim mesatar prej 419,15 denarë për kilogram”, bëri të ditur ai.

Ministri Tripunovski shtoi se vlera totale e duhanit të blerë arrin rreth 170 milionë euro, nga të cilat 95,6% tashmë janë paguar për prodhuesit e duhanit që e kanë dorëzuar prodhimin e tyre.

“Ka mbetur edhe një sasi e vogël duhani e cila, sipas dinamikës së paraparë, do të blihet në periudhën në vijim. Çdo kompani grumbulluese do të ketë pikë të hapur deri në afatin përfundimtar të blerjes, i cili zgjat deri në fund të muajit shkurt”, sqaroi Ministri.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryeministri belg trump terhiqu ose marredheniet shba europe do te marrin fund 696f8c85cf17c
Lajmi i mëparshëm

Kryeministri Belg-Trump: Tërhiqu ose marrëdhëniet SHBA-Europë do të marrin fund

rasti i arianit sllamnikut policia fton per intervistim qytetaret qe kane pranuar sherbime 696f8d723290c
Lajmi i radhës

Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qytetarët që kanë pranuar shërbime

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë