Kieran Trippier ka folur për ish-shokun e skuadrës në kohën e Atletico Madrid, Jan Oblak, duke zbuluar një të ardhme të mundshme në Angli të portierit.
Në një intervistë të dhënë për BBC Sport, mbrojtësi i krahut ka zbuluar se do të ishte i gëzuar të ribashkohej me ish-kolegun te Newcastle.
“Oblak është një nga portierët më të mirë në botë. Mendoj se do të ishte fantastike nëse do të transferohej në Premier League”, ka thënë Trippier.
“Flisnim shpesh për kampionatin anglez, më bënte shumë pyetje. Do të më pëlqente ta kisha këtu. Newcastle apo një skuadër tjetër? Nuk i dihet kurrë çfarë mund të ndodhë, por ai është një nga portierët më të mirë në botë dhe kur ishim tek Atletcio më ka befasuar për numrin e pikëve që kemi fituar falë paraqitjeve të tij”.
Të shohim nëse portieri slloven do të ndërrojë fanellë në të ardhmen, ndoshta duke ndjekur gjurmët e ish-shokut të skuadrës. Sigurisht nuk do të jetë një operacion i lehtë, duke parë se është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Simeones dhe se vlera e tij në merkato është 60 milionë euro.