Kieran Trippier nuk ka kursyer lëvdatat për ish-trajnerin e tij, Diego Simeone.
Trippier luajti nën urdhrat e Simeone gjatë kohës sa ishte tek Atletico Madrid, para se të kalonte te Newcastle United.
Reprezentuesi anglez ka dhënë disa komente lidhur me punën e tij nën urdhrat e Simeone. Ai e ka konsideruar argjentinasin si një gjeni në aspektin taktik.
“Taktikisht, ai është një gjeni”, ka thënë Trippier, i pyetur për Diego Simeone.
“Mund të jesh lojtar i kalibrit botëror, por nëse nuk vrapon, largohesh nga loja”, shtoi ai.
Trippier u transferua te skuadra e Newcastle gjatë merkatos së kaluar. Ai insiston se transferimin nuk e bëri duke u bazuar në aspektin ekonomik, por për arsye të tjera.