Xhudistet e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, fituan medalje të argjendtë në kategorinë -52 kg përkatësisht -57 kg në garën prestigjioze Grand Slam, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Selektori Driton Kuka ëavdëron trimëreshat tona për suksesin e sotëm.
“Në një datë që shënon Betejën e Gllogjanit dhe fillimin e aksionit të Aleancës Veriatlantike për të ndalur kasapin e Ballkanit edhe xhudistet tona po i sjellin Kosovës dy medalje nga Tbilisi.
Në Grand Slamin e Tbilisit heroinat tona Disi e Nora deri në finale ishin në nivel të lartë duke siguruar medalje.
Në finale si duket i lëshoj koncentrimi dhe mbetën të argjendta duke ecur me hapa të mëdhenj drejt #Paris2024
Disi shkëlqeu çdo luftë deri në finale përkundër që unë i sugjerova të mos garoj për shkak të një problemi shëndetësor por ajo
prapë arriti në finalen e madhe.
Nora sot mesin e fitoreve që i arriti me madhja ishte kundër Kanadezes Climcait që tregon që ajo po kthehet në kreun e xhudos Botërore
Finalja e Nores përfundoj me dënime dhe si gjithmonë referër po kujdesen që luftat e barabarta të shohin fitues kundërshtaret!
Kundërshtarja e saj krejt luftën bllokoj dhe kjo duhej dënuar por ndodhi e kundërta!
Medaljet janë sukses i madh për Kampionet tona Olimpike!
Flaka Loxha e Erza Muminoviqi me nga një fitore e pastaj pësuan humbje duhet ende të punojnë për nivelin e Grand Slamit!
Ecim tutje.
Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.