Kosova shtet i xhudos. Xhudo nuk ka të ndalur duke arritur rezultate kulmore në garat më të mëdha evropiane.
Xhudo apo armata e sportistëve të Kosovës, me 16 dhjetor e mbyllen ashtu siç i ka hije, me një medalje të artë e tri të bronzta në Kampionatin e Hapur Evropian. Akil Gjakova i artë (-73 kg) në Kampionatin e Hapur Evropian.
Akili i dha shkëlqimin dhe kryeqyteti rrezatonte me ngjyrë ari.
Majlinda Kelmendi, Laura Fazliu, Driton Kuka e Akil Gjakova
Gjakova përveç kësaj fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slam të Abu Dhavi, medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian.
Nora Gjakova, e jashtëzakonshme duke fituar medaëjen e bronztë në Kampionatin e Hapur Evropian, pastaj e bronztë në Kampionatin Evropian, kampione në Grand Slamin në Baku, e argjendtë në Grand Slamin në Kazakistan.
Distria Krasniqi – e papërmbajtshme, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin e Hapur Evropian. E argjendtë në Kampionatin Evropianin për seniore; e argjendtë në Masters; e argjendtë në Grand Slamin në Baku; e argjendet në Grand Slamin në Tbilisi, kampione në Grand Slamin në Paris.
Laura Fazliu (- 63 kg) – një xhudiste e artë që po dëshmohet gjithnjë e më shumë, e bronztë në Kampionatin Evropian; kampione në Masters; e bronztë në Grand Slam në Kazakistan; e argjendtë në Grand Slamin në Tbilisi dhe e bronztë në Grand Slamin.
Sidorela Dodaj ka treguar formë të mirë në vitin 2023 duke fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në Berlin.
Dardan Cena i bronztë në Lojërat Frankofone 2023, i artë në Kupën Evropiane për Junior e i bronztë në Kampionatin e Hapur Evropian.
Fationa Kasapi (-57 kg) e bronztë në Kampionatin Evropian U23 në Potsdam 2023.
Blin Kuka nënkampion në Kupën Evropiane për Kadet (U18) në Berlin të Gjermanisë.
Anes Veseli i artë, Muhamedin Veseli i argjendtë, Dëbora Gjakova e bronztë në Kampionatin Ballkanik për Junior (U21) në Bihaç, Bosnje dhe Hercegovinë.
Shpati Zekaj (-100 kg) fiton medalje të artë në Lojërat Frankofone.
Loriana Kuka e bronztë në Grand Prix Dushanbe
Flaka Loxha e argjendtë në Kupën Botërore.
Driton Kuka, selektor e Majlinda Kelmendi, trajnere e kombëtares së Kosovës, kanë bërë një punë të madhe, duke u shpërblye me rezultate kulmore.