Tri Vlerat më të Mira të Hideve për Trup të Shëndetshëm

min lexim

Hidet janë kultivuar në tokë prej më shumë se 4000 vitesh.

Hidet janë të pasura me një sërë vitaminash, mineralesh por edhe antioksidantësh.

Në variantin e tyre të thatë, hidet kanë gjetur përdorime të larmishme në mjekësinë popullore.

Ato janë përdorur prej shekujsh kundër alergjive, tensionit të lartë, dhimbjeve, problemeve me frymëmarrjen dhe stresit.

Një nga vlerat më të mëdha të hideve është për njerëzit që kanë të vështirë të bëjnë një gjumë cilësor.

E gjithë pema e hideve ka vlera natyrale terapeutike dhe qetësuese duke nxitur gjumin, ulur stresin dhe larguar ankthin.

Roli i Hideve Për Gjumin Dhe Qetësinë

Sicc e thamë edhe më lart, hidet janë të pasura me vitamin dhe minerale të cilat i japin organizmit shumë përfitime.

Antioksidantët tek hidet, veccanërisht saponina dhe flavonoidet, nxisin disa ndryshime në transmetuesit nervorë, përfshirë këtu tek serotonina.

Ky hormon është thelbësor dhe ndihmon që njeriun ta zëjë gjumi por edhe të flejë pa ndërprerje gjatë natës.

Hidet Kundër Sheqerit Në Gjak

Hidet mund të ulin nivelin e lartë të sheqerit në gjak. Kësisoj këto fruta janë të rekomanduara për njerëzit që vuajnë nga diabeti apo ccrregullime të tjera metabolike.

Ekspertët mendojnë se ky rol i hideve kundër sheqerit të lartë, i atribuohet nivelit të lartë të vitaminës A e cila përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Hidet ndikojnë edhe në sekretimin e një hormoni që rregullon nivelin e glukozës në gjak.

Hidet Për Tretjen

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që kanë probleme me tretjen të hanë rregullisht hiden.

Ato janë përdorur prej mijëra vitesh kundër problemeve me tretjen, dhimbjeve të stomakut, fryrjet dhe konstipacionin.

Studimet të cilave u referohet AgroËeb.org thonë se hidet pakësojnë acidin gastrik dhe mbrojnë stomakun nga ulccera.

Ndërveprimi i Hideve Me Medikamente Të Caktuara

Këto fruta mund të kenë një reagim negativ në organizëm për shkak të ndërveprimit me barna të caktuara.

Për shembull, hidet ndërveprojnë negativisht me ilaccet kundër diabetit. Nëse një diabetik merr barna për uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duhet të tregojë kujdes me hidet sepse ulja e sheqerit mund të jetë e dyfishtë dhe më e madhe secc duhet.

Hidet dhe barnat për qetësim nuk duhet të merren në të njëjtën kohë sepse mund t’ju mbajnë të përgjumur për shumë gjatë./AgroWeb.org

Burimi: agroweb.org

Story i mëparshëm

Gocat me flokë të gjatë bëjnë më shumë seks, sipas këtij studimi

Story i radhës

Ageler: Reformat në RMV, tatimpaguesve amerikanë u kanë kushtuar rreth gjysmë miliard dollarë

Të fundit nga