​Tri supersfida sot në Superligën e Kosovës

Në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës sot do të zhvillohen tri ndeshje shumë interesante.

Vëmendja më e madhe do të jetë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipajn, aty ku do të zhvillohet superderbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve mysafir pasi ky vendim erdhi nga klubi kryeqytetas për shkak të sigurisë më të madhe. Prishtina po vazhdon t’i zhvillojë ndeshjet në stadiume të tjera për shkak të punimeve që po bëhen në tapetin e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Sfidë jashtëzakonisht interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin “Liman Gegaj” në Malisheva, atje ku Malisheva e trajneri Bylbyl Sokoli do të ballafaqohet me Ferizajn, në derbin e pjesës fundore të tabelës. Malisheva ka 20 pikë në vendin tetë, kurse Ferizaj është e fundit me 17 pikë.

Sfida tjetër është ajo ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit që zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”.

Të gjitha ndeshjet startojnë nga ora 13:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Baerbock: Bota i ka kërkuar Putinit të mos bëjë kërcënime bërthamore

Story i radhës

Grumbullohen afër 400 mijë euro në Fondin Emergjent pas vërshimeve në Skenderaj

Të fundit nga