Adrien Rabiot është duke e treguar më të mirën e tij në skenën e Botërorit të Katarit me Francën dhe futbollisti i Juventusit mund të largohet në janar, shkruajnë mediat
Mesfushori francez ka dështuar për të shkëlqyer në kryeqytetin e Piedmontit në Itali për këto vite, por gjërat kanë ndryshuar për të këtë sezon, pasi që ka qenë njëri prej futbollistëve më konsistent në skuadrën e Massimilano Allegrit.
Rabiot ka luajtur pothuajse të gjithë minutat për Francën në Botëror dhe pritet të jetë futbollisti kyç i Francës edhe në gjysmëfinalen kundër Marokut.
Sipas asaj që ka raportuar Daniele Longo nga Calciomercato.com, me problemet që ka Juventus me ligjin do të bëjë që klubi ta shesë atë në muajt në vazhdimi dhe ofertat për të duket se kanë ardhur nga Premier Liga që do të bëjnë që Rabiot të largohet nga Torino në janar.
Newcastle United duket jashtëzakonisht serioze në garë për Rabiotin dhe ata pritet që ta dërgojnë një ofertë të majme gjatë merkatos dimërore, në mënyrë që ta mposhtin konkurrencën.
Arsenali dhe Chelsea po ashtu do t’i bashkohen garës por ata dëshirojnë më shumë një transfer në verë, kur francezi është futbollist pa kontratë.