Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Tri shprehitë më të këqija afariste: Si të arrini prestigj dhe respekt të kolegëve! – Gazeta.mk

Tri shprehitë më të këqija afariste: Si të arrini prestigj dhe respekt të kolegëve!

min lexim

Të jesh shumë pak i imponueshëm apo tepër shumë entuziast mund t’ju çojë deri aty që kolegët t’ju konsiderojnë si të pabesueshëm ose joprofesionist.

Kur të pushoni të praktikoni këto tri shprehi të vogla, do të ecni rrugës së suksesit afatgjatë!

Nëse keni pyetje për shefin, thoni qartë se çfarë ju duhet. Dr. Peggy Klaus thotë që nëse nuk jeni mjaft i drejtpërdrejt, me siguri nuk do të merrni atë që dëshironi. Shmangni fjalitë si p.sh.: “E di që jeni të zënë, mirëpo nëse nuk ju marr shumë kohë, mbase do të mund të takohemi?”

Femrat ndonjëherë fshehin interesimet për shkak se janë të mësuara që t’u përshtaten të tjerëve. Dr. Klausi thekson: ”Femrat shpesh sillen në mënyrë të caktuar për shkak se nuk dëshirojnë që të tjerët të mendojnë se janë agresive”.

Të jesh tepër e gatshme mund të duket që jeni e bindur dhe se dëshironi t’i bindeni shefit, gjë që do të shkaktoni dyshime te kolegët për vetëbesimin dhe kualifikimin tuaj. Do të pyesni a i besoni vetes dhe a duhet t’ju tregojnë besimin kur është fjala për projekte të mëdha.

Pyetjet duhet të jenë të thjeshta dhe të sinqerta: “A mund të takohemi sot? Duhet të bisedojmë për atë temën”.

Këshilla është edhe që të shmangni kërkimin e tepërt të faljes, pos në rast kur vërtet është e nevojshme.

Mos tingëlloni tepër entuziaste kur dërgoni e-mail

Gjatë dërgimit të e-maileve afariste, nuk bën të përdorni të njëjtën dozë entuziazmi sikur korrespondoni me miqtë. Mos përdorni shkronjat e mëdha dhe pikëçuditjen.

Ekspertja i bontonit afarist, Jacqueline Whitmore, thotë:

“Shumica e njerëzve i konsiderojnë e-mailet si korrespondencë të zakonshme. Duhet t’u shkruani duke konsideruar që shefat tuaj lexojnë tonin e porosisë”. Nëse vini pikëçuditje apo smile, do të mendojë që jeni shumë të papjekur dhe kjo mund t’ju pengojë që dikush t’ju kuptojë seriozisht.

Nëse dëshironi të dukeni profesioniste, vendosni pikën në fund të fjalisë. Përjashtim është kur në të vërtetë sinqerisht uroni dikë, atëherë një pikëçuditje është e mjaftueshme.

Mos pranoni çdo gjë që ju ofrohet

Mos e vini vazhdimisht veten në pozitën e pastrueses së zyrës dhe të planifikuesit të kremteve të ditëlindjeve. Femrat shpesh paraqiten vullnetarisht për këtë lloj të punëve në mënyrë që t’u ndihmojnë të tjerëve, mirëpo për shkak të viktimizimit shumë të madh, njerëzit mund të mendojnë që mund t’ju shfrytëzojnë, ndërsa juve njëkohësisht ai lloj aktiviteti ju largon nga obligimet afariste.

Herën tjetër kur dikush t’ju detyrojë që të kryeni punë amvisash në zyrë provoni të thoni: Fatkeqësisht, tani për tani nuk mund të merren me atë punë. Më duhet patjetër të përfundoj detyrën afariste”.

Story i mëparshëm

Nënshkruhet mocioni për bashkëpunim me Opozitën Shqiptare, Abazi shefe e shtabit zgjedhor të ASH-së

Story i radhës

Granit Xhaka përplasi kokën e serbit! Mediumi zviceran: Përsëri Serbia

Të fundit nga