Tri raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit

May 5, 2025
1 minut lexim

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Lidhur me këto raste, një i dyshuar u dërgua në mbajtje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë një burrë dhe një grua kanë raportuar se më dy maj janë rrahur mes vete në Shqipëri.

“Shqipëri  02.05.2025-NN.Më datë 04.05.2025 në stacion policor janë paraqitur një mashkull dhe një femër kosovarë, të cilët kanë raportuar  se më datë 02.05.2025 se  janë rrahur në mes veti. Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtit posedojnë raport mjekësor. Rasti inicohet si më lartë dhe vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Lipjan një grua ka raportuar se bashkëshorti e ka dëbuar nga shtëpia.

“Lipjan 04.05.2025-20:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është dëbuar nga shtëpia nga   i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit rasti hapet në procedurë të rregullt dhe viktima ka shkuar te prindërit e saj”, thuhet në njoftim.

E në Malishevë dy gra kanë raportuar se janë goditur nga dy të dyshuar. Njëri prej tyre u dërgua në mbajtje.

“Malishevë 04.05.2025-19:00. Lidhur me rastin pas raportimeve nga dy viktimat femra kosovare se janë goditur nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit. Viktimat e rastit nuk kanë dashur të pranojnë tretman mjekësorë. Pas intervistimit një i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregulltë”, njofton Policia. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Teori të shumta konspiracioni përhapen në Rusi rreth “problemeve shëndetësore të Ficos dhe Vuçiq”

Story i radhës

Valbona Mhilli hedh në gjyq Shqipe Hysenajn? Reagon ish-banorja e BBVIP 4: Nëse ka fakte…

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë