Java e 18-të e Superligës së Shqipërisë në futboll sjellë sot tri ndeshje shumë interesante.
Dueli kryesor do të zhvillohet me fillim nga ora 13:45 ndërmjet Laçt dhe Partizanit në stadiumin e Laçit, transmeton KosovaPress.
Vendasit vazhdojnë t’i mbajnë gjallë shpresat për titull pasi momentalisht kanë nëntë pikë më pak se lideri i tabelës Tirana, por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Partizani nga ana tjetër po lufton për një vend në garat evropiane dhe momentalisht ka 22 pikë në vendin e pestë.
Dy sfidat tjera janë ajo ndërmjet Egnatias dhe Dinamo Tiranës nga ora 13:45 dhe Skënderbeut dhe Teutës që zhvillohet nga ora 16:45.