Tri mënyra për ta bërë partnerin të tregojë ndjenjat e tij të vërteta

September 18, 2022
min lexim

Jo gjithmonë çiftet mund dhe dinë të jenë vërtet çift. Kjo sepse njeriu s’e ka gjithmonë të lehtë të flasë për ndjesitë e pakëndshme, për çfarë e bën të ndihet i palumtur apo i shkëputur nga të tjerët. A po ndodh kjo me partnerin tuaj?

Ndoshta ai refuzon të tregojë çfarë ndjen apo i bllokon emocionet e tij negative duke refuzuar rrjedhimisht edhe ato pozitivet që pasojnë më vonë. Si mund ta ndihmoni të gjejë gëzimin dhe të shprehet edhe nëse thotë thjesht “s’kam asgjë”?

1. Ndihmojeni partnerin të kuptojë që nuk është dobësi të tregosh çfarë të lëndon

Kini parasysh një shembull. Kur vriteni, është e pashmangshme të nxirrni një pasthirrmë sepse vetë trupi kërkon të reagojë ndaj lëndimit fizik, por është e njëjta gjë edhe me lëndimin emocional.

Është normale të shprehni ndjesitë që ju lënë eksperienca të pakëndshme. Bëjeni partnerin të kuptojë se është normale të tregojë çfarë e trishtoi, cila sjellje e bëri të ndihet keq, etj, etj. Ndihmojeni të ndihet mjaftueshëm afër për t’ju treguar çfarë i shqetëson, shkruan Burimi: Psychology Today.

2. Mos kini frikë të flisni për vdekjen

Frika nga vdekja dhe mohimi i këtij fenomeni na është mësuar nga shoqëria, prandaj herë pas here refuzojmë ta diskutojmë apo të flasim rreth saj. Është shumë e rëndësishme që kur kjo temë hapet në çift të mos e ndryshoni duke kaluar në bisedë tjetër, por ta bëni partnerin/en të kuptojë se është shumë normale të flasësh për diçka kaq natyrale siç është edhe lindja.

Duke pretenduar se diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë, partneri juaj po i heq vetes mundësinë për të eksploruar gjithçka që jeta ofron dhe për ta shijuar në çdo dimension. Ndihmojeni të kuptojë se ky rrugëtim ka një fund, por qëllimi i jetës është krejt tjetër, citon Anabel.

3. Jepini lirshmëri atij/asaj të flasë për probleme të ndryshme

Është e rëndësishme ta dëgjoni për gjëra që e shqetësojnë. Mund të jetë një incident i parëndësishëm në punë, një shok që e ka mërzitur apo një problem në familjen e tij. Ose ndoshta ju keni harruar peshqirët e pistë në dyshemenë, apo të kyçnit derën dhe kjo mund të shkaktojë një ndryshim në sjelljen e tij.

Jepini mundësi të shprehet, dëgjojeni me kujdes dhe nëse është e nevojshme dhe e arsyeshme, kërkoni ndjesë. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rugovizmi – djathtizmi autentik kombëtar

Story i radhës

Ademi në formë, shënon për Dinamon, mposht Lokomotivën e shqiptarëve 

Të fundit nga

Dinamo i drejtohet me një reagim FFK-së

Dinamo e Ferizajt ka bërë një reagim pas barazimit të sotëm 1:1 me Flamurtarin në Ligën e Parë. Ekipi nga Ferizaj u ankua në referim, pasi sipas tyre u është anuluar një
ShkoLartë