Noti ka dhënë medaljet e para në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Vetëm një rekord olimpik i thyer në 4×100 metra stil i lirë për femra, që ka ardhur nga Australia, e cila ka fiksuar kohën e re 3’28”92.
Ndërkohë australianet do të linin gjurmë dhe në 400 metra stil i lirë, atje ku Timtus do të fitonte medaljen e artë me kohën 3’05”49.
Medalja e argjendtë për kanadezen Mekintosh, kurse e bronzta për amerikanen Ledeki.
Në të njëjtën garë për meshkuj ka fituar gjermani Mertens që ka fiksuar kohën 3’41”78. Gjermani ka lënë nga pas australianin Uinington dhe koreanin Uomin.
E ndërkohë medalja e artë e fundit ka ardhur në 4×100 metra stil i lirë për meshkuj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë fiksuar kohën 3’09”28. Kështu Australia dominon notin në ditën e parë të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Burimi: botasot.info