Tri klube pas sulmuesit Gnabry

1 minut lexim

Sulmuesi gjerman, Serge Gnabry, mund të ndërrojë klub gjatë merkatos verore.

Ka pasur shumë spekulime për pakënaqësinë e Gnabryt me Bayern Munichun dhe se gjermani mund të jetë në kërkim të një rrugë daljeje, nga e cila shumë ekipe duan të përfitojnë.

Sipas “Fichajes”, klubet kryesore të Evropës po rreshtohen në një përpjekje për t’i siguruar shërbimet e Gnabryt.

Liverpooli dhe Real Madridi tashmë thuhet se janë të interesuar për sulmuesin gjerman, i cili mund të jetë në lëvizje këtë verë, teksa sipas mediumit në fjalë, Juventusi po ashtu i është bashkuar kësaj gare.

Lojtari ka kontratë me bavarezët deri më 30 qershor 2023.

Këtë sezon, 26-vjeçar në 28 paraqitje ka realizuar 11 gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dhjetëra të vdekur dhe të plagosur pas sulmit me raketa në stacionin e trenit Kramatorsk

Story i radhës

Tragjedi në Sellcë të Tetovës, djali godet për vdekje nënën

Të fundit nga