Fillimi i muajit mars shënon dy ngjarje tragjike në të cilën u vranë tri gra në Tiranë.
Në rastin e parë, ish-dhëndri ka hyrë në banesën e miqve dhe ka qëlluar disa herë me armë ndaj të gjithë personave që kanë qenë të pranishëm në banesë.
Si pasojë, dy gra u vranë.
Autori Ramazan Huta dyshohet se ka kryer edhe një vrasje tjetër sot.
Ai po dyshohet se ka vrarë edhe 31-vjeçaren Etleva Kurti, në Kamzë.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje, raportojnë mediat shqiptare, përcjell Klankosova.tv
I dyshuari është ende në kërkim nga policia