Tri drejtori përfitojnë nga vendimi i Kuvendit të Prizrenit për ridestinimin e 1.2 milionë eurove

November 4, 2024
min lexim

Rreth 1.2 milionë euro të pashpenzuara brenda kategorisë së investimeve kapitale të buxhetit të Komunës së Prizrenit janë bartur në tri drejtori komunale për nevojat në projektet e caktuara. Vendimi në fjalë është miratuar në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës, përkundër vërejtjeve të adresuara nga opozitarët.

Drejtori i Financave në Komunën e Prizrenit, Sulltan Badallaj ka sqaruar se mjetet në vlerën prej 1 milionë e 162 mijë euro janë kursyer nëpër projekte të ndryshme dhe se me propozim të kryetarit e vendim të Kuvendit mund të ridestinohen në projektet tjera.

Ky vendim bazohet në Ligj mbi menaxhaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, që i jep të drejtë kryetarit që 5% të vlerës të ridestinohen, normalisht me vendimin e Kuvendit”, ka thënë ai, teksa para kuvendarëve ka sqaruar se mjetet në vlerë prej 918 mijë euro do të ridestinohen te Drejtoria e Shërbimeve Publike, 144 mijë euro te Drejtoria e Arsimit dhe 100 mijë te Drejtoria e Shëndetësisë.

“Kjo vjen si pasojë që nuk ka rishikim të buxhetit si më herët”, ka shpjeguar Badallaj.

Pjesa dërrmuese e grupeve të kuvendarëve kanë shprehur qëndrimin në favor të bartjes së këtyre mjeteve.

Por opozitarët nga LVV kanë shprehur pakënaqësinë në këtë aspekt. Kuvendarja e LVV-së, Dafina Alishani ka theksuar se planifikimi i buxhetit ka qenë  një listë me fontanë dëshirash për vota, dhe se tani për shkak të mos planifikimit të duhur mjetet duhet të ridestinohen.

Ilir Gashi (LVV) ka theksuar se kjo është dëshmi për mos menaxhimin e mirë të buxhetit, respektivisht për suficitin.

“Sërish 100 mijë euro për trotuarin në rrugën unazore, pra nuk ju kanë mjaftuar 1.5 milionë euro”, ka thënë Gashi, duke shtuar se është kundër këtij propozimi.

Kryetari Shaqir Totaj ka theksuar se i kupton shqetësimet e kuvendarëve, por se kjo bartje e mjeteve që është lejuar nga ligjvënësi bëhet me qëllim të zvogëlimit të suficitit dhe për shfrytëzim më efikas të mjeteve të buxhetit komunal.

Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj ka kundërshtuar pretendimet e kuvendarit Gashi.

Unaza e qytetit është brenda kontratës, ka pas mungesë mjeteve se unaza është duke përfunduar, me këto mjete edhe përfundon projekti . S’është e vërtetë që 1.5 milionë euro dhe tash shtesat tjera, nuk ka shtesa”, është shprehur ai.

Pavarësisht kundërshtimeve vendimi për bartjen e mjeteve në seancën e fundit është miratuar me 23 vota për dhe vetëm një votë kundër.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dënohet me 150 ditë burgim i akuzuari se e kanosi gazetarin Kajtazi duke i thënë se do të lyejë me benzinë

Story i radhës

Einxhel: Nuk jam në vend të askujt, por bukur është kur je e pazëvendësueshme

Të fundit nga

ShkoLartë