Drejtuesit e Juventusit dhe trajneri Massimiliano Allegri janë vendosur në kërkim të një mbrojtësi të djathtë duke qenë se Danilo, Cuadrado por edhe De Sciglio nuk japin asnjë garanci për pjesën e mbetur të sezonit me lojtarët që shpesh hasin në probleme fizike.
Synimi i italianëve është transferimi i një lojtari loë cost, siç mund të jetë Rick Karsdrop që tashmë nuk ka më asnjë raport me trajnerin e Romës, Jose Mourinho.
Sakaq, një tjetër opsion që Juventus mund ta transferojë nëpërmjet formulës së huazimit është Emil Holm. 22-vjeçari suedez është pjesë e Spezias dhe luan vitin e tij të parë në Serie A, megjithatë te Juventus i besojnë cilësive të Holm dhe e shohin si një investim të ardhmen.
Në fakt, një investim i zgjuar për të ardhmen do të ishte edhe 18-vjeçari Ivan Fresneda i cili luan me Real Valladolid në La Liga. Megjithatë, spanjolli kushton shumë dhe në këtë rast Juventus do të duhej të largonte me patjetër një lojtar (McKennie me shumë mundësi) për të gjetur buxhetin e nevojshëm për të transferuar Fresnedën.