Treshja e BE-së: Miratoni ndryshimet Kushtetuese – s’ka kërkesa të reja bullgare!

July 18, 2023
min lexim

Tre Ministrat për Evropë të Gjermanisë, Polonisë dhe Francës, gjatë vizitës, sic e quajtën në fazën kritike për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, kërkuan nga liderët politik që t`i mbështesin ndryshimet kushtetuese. Sipas tyre kjo do të thotë “po” për të ardhme më të mirë evropiane, njofton KlanM.

Ministrat për Evropë të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, pas takimeve me krerët politik, theksuan se Maqedonia e Veriut nuk ka kohë për të humbur dhe se vendimi për të ardhmen e vendit është në duart e politikanëve.

“Ndryshimet kushtetuese do ta tregojnë RMV-në si shembull për shoqëri multietnike, kurse konfirmimi dhe mbrojtja e pajicave është themeli i të drejtave dhe obligimeve evropiane. Nxis të gjithë forcat politike ta mbështesin ndryshimin e Kushtetuës, gjithcka tjetër do të jetë e dëmshme për ambicjet për anëtarësim në BE” – tha Ana Lirman, ministre Gjermane.

Sekretarja shtetërore franceze për Evropë Lorans Bun, sic percjell KlanM, tha se me marrëveshjen RMV – BE mundësohet hapja e rrugës drejt familjes evropiane.

“Ky diskutim rreth Kushtetuës nuk do të tërheq kërkesa të reja nga Bullgaria. Automatikisht RMV-ja do të gjendet në shtegun e aderimit. Viti 2030 është një qëllim real dhe jemi këtu për të çuar mesazhin e miqësisë dhe mbështetjes” – tha Lorans Bun, ministre franceze.

Ministri polak, Shimon Shinkovski vel Senk, sic percjell KlanM, deklaroi se e kupton zhgënjimin e RMV-së për shkak të progresit të ngadaltë drejt aderimit në BE, port ha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbështetje të fuqishme nga Polonia.

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane nuk heq dorë nga dialogu për konsensusin më të rëndësishëm politik.

“I rëndësishëm është edhe përgjigja në pyetjen kur mund ta presim zgjerimin e ardhshëm. Rajonit I duhet një kornizë e qartë reformuese” – tha Bojan Mariçiq.

Ndryshime kushtetuese në rrethana të diktatit politik nuk janë të pranueshme, negociatat me BE-në duhet të bazohen sipas kritereve të Kopenhagës me respekt, mbështetje dhe bashkëpunim të ndërsjelltë – thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit pas takimit me treshen evropiane.

“Mbetemi në qëndrimin se ndryshimet kushtetuese në rrethana të diktatit politik nga fqinjësia nuk janë të pranueshme. Roli i fqinjve duhet të jetë rol mbështetës së integrimeve tona euroatlantike, e jo të mohohet identiteti kombëtar maqedonas” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Brenda një jave, sic njofton KlanM, kjo është treshja e dytë evropiane që mbërrin në Shkup. Javën e kaluar më 13 korrik, për vizitë qëndruan Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë. Mesazhi i tyre I transmetuar nga Brukseli ishte se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, kurse zgjedhjet eventuale të parakohshme, sipas tyre, do të ishin kundërproduktive.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Uji, më i rekomandueshmi për mposhtjen e temperaturave të larta

Story i radhës

Rusia thotë se ura e Krimesë është rihapur pjesërisht

Të fundit nga

ShkoLartë