trepca triumfon pas vazhdimeve ndaj pejes 627d82e1c69d5

Trepça triumfon pas vazhdimeve ndaj Pejës

May 12, 2022
1 minut lexim

Trepça ka fituar me rezultat 107-105 ndaj Pejës në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, duke amrrë kështu kryesimin 2-0 në serinë e gjysmëfinaleve të play-offit.

Ndeshja ishte e zjarrtë në “Minatori”, e po aq i zjarrtë edhe rezultati.

Pas 40 minutave, në semafor figuronin shifrat 84:84, teksa ndeshja shkoi në vazhdime.

Ishte Edwards që realizoi një treshe në momentet e fundit, duke e çuar ndeshjen në vazhdime, çka bëri që tifozët vendas të hynin në parket.

E fituesi nuk u caktua as pas pesë minutave të vazhdimeve, teksa rezultati ishte 95:95. Në vazhdimin e dytë, Edwards humbi dy gjuajtje të lira e lojtari i Pejës, Albin Berisha humbi mundësinë nga një tre-pikësh të fitojë lojën për “Shqiponjat”  

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Minatori” u mbyll me fitoren e Trepçës.

Ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe të këtij edicioni. Ndeshjet e radhës zhvillohen në “Karagaçi” të Pejës ku pritet një dramë e vërtetë basketbollistike.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

prokurori qe e pushoi ceshtjen kaloi vetingun malaj publikon ne foton e kercenuesit me arme 627d7980425e9
Story i mëparshëm

“Prokurori që e pushoi çështjen kaloi Vetingun”, Malaj publikon në foton e kërcënuesit me armë

mbyllet gjysmefinalja e dyte mesohen 25 finalistet e eurovision 2022 627d82e6df3ca
Story i radhës

​Mbyllet gjysmëfinalja e dytë, mësohen 25 finalistët e Eurovision 2022

Të fundit nga

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë