trepca superiore ndaj proton cable prizrenit 67e86c41ede97

Trepça superiore ndaj Proton Cable Prizrenit

March 29, 2025
1 minut lexim

Trepça triumfon ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 103:75 (20:21, 30:18, 24:20, 29:16), në javën e 26-të në ProCredit Superliga. Ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë përfundoi me fitore të “Xehëtarëve”.

Pjesa e parë nisi dhe u mbyll thuajse e barabartë për të dy skuadrat me shifrat 20:21, për të vazhduar në një pjesë të dytë ku skuadra mitrovicase e fitoi bindshëm 30:18. Skuadrat shkuan në pushim me shifrat 50:39.

Periudha e tretë dhe e katërta vazhduan me dominimin e mitrovicasve, të cilët e fituan ndeshjen me rezultat 103:75.

Te vendasit u dalluan Michael Green me 17 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime, si dhe Mikaile Tmušić me 15 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa te mysafirët u dallua Tervell Beck me 16 pikë dhe gjashtë kërcime.

Trepça ka 17 fitore dhe nëntë humbje, derisa Proton Cable ka pesë fitore dhe 21 humbje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kurthi i komedianeve ruse ndaj kurtit eksperti vjen me paralajmerimin ky eshte sinjal per 67e868bd5bd1b
Story i mëparshëm

‘Kurthi’ i komedianëve rusë ndaj Kurtit, eksperti vjen me paralajmërimin – ky është sinjal për…!

meta serish probleme me ligjin shkrimtaret paditin kompanine e zuckerbergut 67e86d6d984e0
Story i radhës

Meta sërish probleme me ligjin – shkrimtarët paditin kompaninë e Zuckerbergut

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë