Trepça në gjysmëfinale të “Play-off”-it

April 23, 2022
1 minut lexim

Trepça e ka mundur Rahovecin me rezultat 94:70 (28:13, 13:13, 33:23, 20:21), në xhiron e 28-të apo të fundit për garat e rregullta të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Me këtë fitore mitrovicasit siguruan vendin e dytë në renditje, që i siguron gjysmëfinalen e “Play-off”-it, kurse rahovecasit përfunduan garat në vendin e shtatë, duke përfunduar në “Play-out”, ku do të përballet me Prishtinën e Re.

Vendasit e nisën për mrekulli ndeshjen, me një seri prej 14:4 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, madje duke e shtuar dhe fituar këtë pjesë 28:13. Vreshtarët e nisën më mirë periudhën e dytë, për të ngushtuar rezultatin në 29:24, megjithatë mitrovicasit sërish shkëputen dhe shkuan në pushim me rezultat 41:26.

‘Xehetarët’ ishin më të motivuar, pasi e kërkonin e pozitën e dytë në renditje, kurse e kundërta ishin me Vreshtarët që nuk kishin gjasa për “Play-off”. Kjo bëri që vendasit të shtojnë epërsinë në periudhën e tretë, që përfundoi 33:23, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 74:49. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë e barabartë, ndërsa Trepça fitoi në fund me rezultat 94:70.

Te vendasit u dalluan Amin Hot me 14 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime dhe Drilon Hajrizi me 21 pikë e gjashtë kërcime, kurse te mysafirët u dallua Fisnik Rugova me 19 pikë.

Trepça përfundoi garat e rregullta me 19 fitore e nëntë humbje, kurse Rahoveci me 11 fitore e 17 humbje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Menduh Thaçi shtroi iftar

Story i radhës

“Momenti më i bukur i jetës sime”, konkurrenti deklarohet për Rrushen

Të fundit nga

Lista Serbe nuk certifikohet, reagon Franca

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit. Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Franca ka thënë se certifikimi është
ShkoLartë