Dy ndeshje interesante e kanë hapur edicionin 2022/2023 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Besa Famgas e ka nisur mbrojtjen e titullit me fitore. Por rezultati në Mitrovicë në ndeshjen ndaj Trepçës, ishte i ngushtë. Besa ka fituar me tri gola dallim, 32:29.
Pejanët në pjesën e parë kanë shfaqur më shumë dhe kishin vazhdimisht epërsi prej disa golave. Por në të dytën vendasit janë angazhuar më shumë dhe janë afruar deri në një gol. Madje nuk kanë lejuar që Besa të shkëputet shumë, ndërsa barazimin e kanë kërkuar deri në fund. Pejanët nuk kanë lejuar befasi dhe kanë fituar në fund me 32:29.
Ndeshje me rivalitet është luajtur edhe në Kaçanik, ku u përballën Kastrioti e Vushtrria.
Fitore ka shënuar skuadra ferizajase me rezultat 29:27. Por Vushtrria që në nismë ka dëshmuar se do të jetë skuadër me pretendime.
Pjesën e parë vushtrriasit e fituan me rezultat 16:14, ndërsa në epërsi ishin deri në mesin e pjesës së dytë. Madje në minutën e 37-të rezultati ishte 22:17 për vushtrriasit. Më pas pësoi loja më e mirë e ferizajasve që kaluan në avantazh prej një e dy gola dhe atë e mbajtën deri në fund.
Ndërkohë Rahoveci ka fituar bindshëm ndaj Llapit, 49:25.