trepca deklason rahovecin 620405802f7a5

Trepça deklason Rahovecin

February 9, 2022
1 minut lexim

Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj Rahovecit me rezultat 77:57 (14:8, 26:17, 22:17, 15:15), për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Mitrovicasit nga fillimi i ndeshjes ishin më të mirë. Në çerekun e parë e nisën lojën për mrekulli, me një epërsi 13:4, dhe e kontrolluan këtë pjesë duke e fituar me rezultat 14:8. Xehetarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 17 pikë, 40:23, ndërsa pjesa e parë përfundoi me shifrat 40:25.

Vreshtarët nuk ishin në të ditën më të mirë të tyre, kurse mitrovicasit aplikuan një mbrojtje të fortë, e kjo solli sukses, për të thelluar epërsinë edhe më shumë, që shkoi deri në 24 pikë, 62:38, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 62:42. Në dhjetë minutat e fundit, mitrovicasit kontrolluan lojën dhe për asnjë moment nuk e rrezikuan fitoren, duke triumfuar me shifrat 77:57.

Te Trepça u dalluan Amin Hot me 14 pikë e katër kërcime dhe Drilon Hajrizi me 17 pikë, kurse te Rahoveci u dalluan Tj Dunans me 14 pikë e tetë kërcime dhe Fisnik Rugova me dhjetë pikë e tetë kërcime.

Trepça në finale e pret fituesin e ndeshjes Peja-Sigal Prishtina, që zhvillohet nga ora 20:00.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

lituania deshiron prani te perhershme te trupave amerikane 6204057a2de6a
Story i mëparshëm

Lituania dëshiron prani të përhershme të trupave amerikane

Story i radhës

Flet specialisti i naftës: Rritja e çmimit, pasojat janë mbi popullin

Të fundit nga

Kimmich: Ja çfarë duhet të ndryshojmë

Joshua Kimmich po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një lider, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Në prag të sfidës vendimtare ndaj Interit në “San Siro”, mesfushori

OpenAI largon GPT-4 në fund të muajit

GPT-4, përditësimi i parë madhor i ChatGPT së shpejti nuk do të jetë më. Kompania tha javën e kaluar se modeli do të hiqet prej ChatGPT më 30 Prill. GPT-4o, që ka
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë