Trepça akuzon disa punëtorë për sabotim dhe bojkotim të punës

Sabotimi dhe bojkotimi i punës nuk është zgjidhja e problemeve.

Kështu thonë nga Trepça Shoqëria aksionare, teksa kanë shpërndarë disa fotografi ku shihet sabotimi dhe bojkotimi i punës, hyrje dalje të pakontrolluara të punëtoreve si dhe sjellja e drekave e darkave për sabotuesit.

“Fotot më poshtë janë vetëm disa nga ato që janë marrë nga kamerat e sigurisë të Trepça Sh.A. dhe që janë vendos për të ruajtur pronën dhe sigurinë e ndërmarrjes. Nga këto foto shihet qartë sabotimi dhe bojkotimi i punës, hyrje dalje të pakontrolluara të punëtoreve si dhe sjellja e drekave e darkave për sabotuesit”, thuhet në njoftim.

Image

Trepçe

Menaxhmenti i Trepça Sh.A. thonë se do të ndërmarrë shumë shpejtë vendime që do të bazohen në argumente dhe fakte, të cilat do të ndihmojnë që ndërmarrja të kthehet në binarët e vet të funksionalizimit.

Image

Trepçe
Story i mëparshëm

“Tempulli”/ Shpërndante kokainë, arrestohet 19-vjeçari në Dimal

Story i radhës

“Mbaroj për të”, ky është reperi shqiptar që po i çmend Albën dhe Vesën

Të fundit nga