Treni nuk qarkullon sot dhe nesër në relacionin Prishtinë-Pejë, Trainkos jep detaje

1 minut lexim

Treni në relacionin e vetëm funksional për momentin Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas, nuk do të jetë në qarkullim këtë fundjavë.

Sipas Trainkos, kjo po bëhet për shkak të zbatimit të projektit “Modernizimi i Linjës së 10-të Hekurudhore”.

Qarkullimi i zakonshëm i linjës do të rikthehet të hënën e 7 gushtit.

“NP Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A ju njofton se me datën 05 dhe 06 gusht 2023 nuk do të qarkullojë transporti i udhëtarëve për shkak të zbatimit të projektit të “Modernizimit të Linjës së 10-të hekurudhore“.

Ndërsa me datën 07 gusht 2023 vazhdon qarkullimi i rregullt i trenave për transportin e udhëtarëve” thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbulohet dokumenti, Këshilli i Berishës merr vendimin: Krijojmë front opozitar, bëjmë gjithçka për të rrëzuar regjimin!

Story i radhës

Arabia Saudite do të presë takimin ku do të diskutohet zgjidhja e krizës Rusi-Ukrainë

Të fundit nga