“Treni i qytetit” pritet të jetë gati në tetor të vitit 2025, paralajmëroi Nikollovski

October 3, 2024
1 minut lexim

Shkup, 3 tetor – Së paku dhjetë destinacione të reja përmes dy aeroporteve, në Shkup dhe në Ohër, si dhe cikël të fuqishëm investues në hekurudhë, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski. Ministri gjithashtu paralajmëroi edhe rikonstruktimin e ndërtesës terminale të Aeroportit të Ohrit.

Nikollovski në konferencë për shtyp theksoi se në vend do të ketë hyrje edhe për kompani të reja ajrore, ndërkaq lidhur me hekurudhën, se faza e parë e projektit “treni i qytetit” pritet të realizohet deri në tetor të vitit të ardhshëm.

“Për mua, hekurudha është e ardhmja. Gjendja që e trashëguam ishte katastrofike. Nuk kishte asnjë lokomotivë që mund të funksionojë, kishte zero lokomitiva, vetëm nëntë kompozicione qëndronin në hekurudhat e vendit. Tani kemi shtatë lokomotiva në dispozicion, po aftësohet e teta. Dëshiroj të ndaj vetëm një informatë, se në gusht gjithsej nëpër binarët e vendit kaluan 31 trena transportues, ndërsa vetëm javën e fundit 70 trena transportues. Planifikojmë cikle të fuqishme investuese vitin e ardhshëm, si dhe rikonstruktim të hekurudhës nga Tabanoci deri në Gjevgjeli”, tha Nikollovski me rastin e punës në 100 ditët e para.

Ministri paralajmëroi edhe dhjetë destinacione të reja dhe kompani të reja ajrore për dy aeroportet e Shkupit, ndërsa vlerësoi që vitin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut do të ketë 200 mijë udhëtarë më shumë.

Ndryshe, ministria për transport në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikollovski, më 2 tetor ka sqaruar që Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbështet kompanitë ajrore me 9 euro për çdo udhëtar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe 11 euro në Aeroportin “Apostol Pavle” në Ohër. Ministri për transport, Aleksandar Nikollovski më 22 shtator sqaroi që Qeveria e RMV-së ka ndryshuar mënyrën e subvencionimit të fluturimeve, ashtu që pret të ketë vitin e ardhshëm rritje të numrit të udhëtarëve mbi 20 përqind.

Në tremujorin e tretë në Maqedoninë e Veriut u regjistruar rezultat negativ gjatë përdorimit të transportit hekurudhor në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërkohë transporti ajror shënoi rezultat pozitiv.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një 19-vjeçar bën për vete Ilir Dajën

Story i radhës

Vlerat që duhen mësuar për të qenë të lumtur

Të fundit nga

ShkoLartë