treni e barti automjetin rreth 20 metra deshmitaret flasin per aksidentin e sotem ne prishtine 680e87e93482d

“Treni e barti automjetin rreth 20 metra” – Dëshmitarët flasin për aksidentin e sotëm në Prishtinë

April 27, 2025
1 minut lexim

Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi vetura e tyre u godit nga treni mëngjesin e së dielës në Prishtinë. Banorët e asaj zone po kërkojnë nga institucionet të ndërmarrin masa parandaluese, për shkak se thonë se në vendin e njëjtë janë regjistruar disa aksidente të ngjashme.

Pjesë të veturës janë shenjat e vetme të aksidentit që ndodhi mëngjesin e së dielës.

Rreth orës 7:30 treni godi një veturë e cila po kalonte në rrugën Ramiz Cërnica në Prishtinë.

E nga ky aksident dy persona janë lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e Policisë.

“Më datë 27.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, thuhet nga Policia e Kosovës.

E personat që ishin dëshmitarë të këtij aksidenti dhanë detaje shtesë.

“Personat që kanë qenë në veturë kanë qenë shumë në rrezik do të thotë e ka shty rreth 20 metrave treni veturën prej vendit të ngjarjes edhe pas një 10 minutave kanë ardhur Policia dhe ndihma e shpejtë”, tha qytetari Veton Muhaxheri.

Por kjo nuk është hera e parë që ndodhin aksidente të këtij lloj në këtë vend.

Prandaj banorët e kësaj pjese kërkojnë nga institucionet që të ndërmarrin masa parandaluese.

“Kjo rrugë është shumë e qarkullueshme ditët e fundit patjetër duhet që institucionet përgjegjese me bë diçka që me vendos laurat edhe sidomos të dieleve në këtë kohë është tregu i automjeteve edhe shumë prej atyre që vijnë nga qytetet tjera nuk e dijnë që treni kalon edhe te dieleve”, tha Arian Havolli.

Të dielën e kaluar, katër persona mbetën të lënduar në Klinë pasi vetura e tyre u godit nga treni.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

burrec dy metra i gjate berisha ne kucove rama i tmerruar eshte drejt gremines sia mban te dale ne debat 680e7e88cabc1
Story i mëparshëm

“Burrec dy metra i gjatë”/ Berisha në Kuçovë: Rama i tmerruar, është drejt greminës. S’ia mban të dalë në debat

mbi 3000 mije e finale dritheruese kastrioti i ferizajt fiton kupen e kosoves 680e8bace28d4
Story i radhës

Mbi 3000 mijë e finale drithëruese, Kastrioti i Ferizajt fiton kupën e Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë