Trendi i ‘verbërisë së vetullave’ në TikTok i ka habitur të gjithë

July 5, 2024
1 minut lexim

Nga vetullat e holla fare të viteve ’90, ato të trasha të popullarizuar nga Cara Delevingne dhe deri te vetullat e harkuara sjellë në trend nga Kylie Jenner në vitin 2016, mënyra se si duken vetullat ka luajtur gjithmonë një rol kryesor në përcaktimin e tendencave të bukurisë

Secila epokë ka sjellë stilin e saj të veçantë, duke lënë gjurmë në mënyrën se si perceptohen vetullat. Por, ndërsa tendencat e reja shfaqen dhe ato të vjetrat zbehen, jo të gjitha pamjet e vetullave mbahen mend për mirë.

Nëse e gjeni veten duke u mërzitur pas fotove të vjetra dhe pyesni veten pse ndonjëherë keni menduar se vetullat e holla sa një fije peri, heqja e një pjese të tyre apo vijëzimi i tepërt me laps janë ide shumë “wow”, mund të jeni duke përjetuar një fenomen të quajtur “eyebrow blindness” (“verbëri vetullash”) sipas përdorueseve të TikTok.

Por çfarë është termi “verbëria e vetullave”?

Ndryshe nga çfarë sugjeron emri, verbëria e vetullave nuk do të thotë që ju nuk mund t’i shihni vetullat tuaja. Në vend të kësaj, i referohet dëshirës për të ndjekur tendencat më të fundit të vetullave pa marrë parasysh se çfarë i përshtatet tipareve tuaja të fytyrës. “Verbëria e vetullave” është “të jesh i verbër ndaj diçkaje që është në modë, por jo domosdoshmërisht e mirë për shëndetin ose bukurinë afatgjatë”.

Në TikTok, përdoruesit janë bërë viralë duke ndarë përvojat e tyre për të kuptuar, shpesh shumë vonë, se sa jo në përputhje me fytyrën dukeshin vetullat e tyre kur ndoqën pa menduar mirë trendet më të fundit të harkut, vijëzimit të tepërt ose heqjes së tyre.

Ky fenomen nxjerr në pah një çështje më të gjerë në industrinë e bukurisë: presionin për t’iu përshtatur një imazhi të bukurisë, në vend që të përqafohet individualiteti dhe diversiteti.

Tendencat e vetullave do të vazhdojnë të zhvillohen, por çelësi për të shmangur këtë “fenomen” është të gjeni një stil që funksionon për ju, në vend që thjesht të ndiqni trendet. Lërini vetullat tuaja të pasqyrojnë individualitetin që keni!

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Sot nisin ndeshjet e mëdha të çerekfinales EURO 2024

Story i radhës

Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë