trendafilova anulon konferencen e padeshiruar per veteranet 68234b9a71122

​Trendafilova anulon konferencën, e padëshiruar për veteranët

May 13, 2025
min lexim

Me rastin e vizitës së Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe përfaqësues të Partisë Socialdemokrate, protestuan duke kundërshtuar këtë vizitë.

Ata hodhën tym të zi para objektit ku ishte paralajmëruar të mbahej konferencë për media nga Trendafilova. Ndërkohë, hyrjet kryesore ruheshin nga zyrtarët policor.

Fillimisht, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Sopi tha se Dhomat e Specializuara po tregojnë një qasje të njëanshme ndaj UÇK-së, duke anashkaluar krimet serbe, dhe se kjo qasje e politizuar rrezikon drejtësinë, paqen dhe legjitimitetin e vet institucioneve të drejtësisë.

Sopi: Gjykata Speciale po bën padrejtësi

Shprehim këto shqetësime dhe kërkesa legjitime. Narrativa e njëanshme e Dhomave të Specializuara për Kosovën. Qasja selektive ndaj UÇK-së, duke anashkaluar krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë, është e padrejtë dhe e papranueshme. Kjo dëmton drejtësinë dhe paqen afatgjatë në rajon. Përdorimi politik i drejtësisë- Përndjekja e ish-krerëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve kanë mbajtur poste të larta shtetërore, duket se i motivuar politikisht dhe rrezikon vetë themelet e shtetit të Kosovës. Qasje shpërfillëse dhe e njëanshme nga znj. Trandafilova-Paraqitjet e saj publike kanë treguar mungesë respekti për realitetin e luftës çlirimtare dhe për vuajtjet e popullatës shqiptare. Shpesh ka shpërfillur zërat e viktimave, veteranëve dhe qytetarëve të Kosovës, duke i cilësuar reagimet si “presion ndaj drejtësisë”, në vend që t’i njohë si shqetësime të ligjshme”, tha Sopi.

Sopi potencoi se qindra masakra ende nuk janë trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe se viktimat bashkë me familjarët e tyre vazhdojnë të presin drejtësi edhe pas më shumë se njëzet vitesh.

Sopi shtoi se mungesa e transparencës dhe perceptimi për drejtësi selektive, kanë shkaktuar humbje të thellë të besimit ndaj Dhomave të Specializuara.

Ai gjithashtu kritikoi trajtimin e të paraburgosurve nga Kosova në Hagë.

Sopi: Po bëhet trajtimi i padenjë i të paraburgosurve në Hagë

Qindra masakra të kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit ende nuk janë trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare. Viktimat dhe familjarët e tyre ende presin drejtësi pas më shumë se dy dekadash. Humbja e besimit në procesin gjyqësor-Mungesa e transparencës dhe perceptimi për drejtësi selektive kanë krijuar një hendek të thellë mes shoqërisë kosovare dhe Dhomave të Specializuara. Trajtimi i padenjë i të paraburgosurve në Hagë-Edhe pse janë dorëzuar vullnetarisht dhe gëzojnë prezumimin e pafajësisë, të paraburgosurit nga Kosova përballen me kufizime të vizitave, censurë të komunikimit, ndalim për të marrë pjesë në varrimet e të afërmve dhe sjellje nën masa të tepruara sigurie. Kjo tregon mungesë besimi ndaj institucioneve të Kosovës dhe cenon dinjitetin e tyre njerëzor. Kosova ka qenë gjithnjë shembull në bashkëpunimin me drejtësinë ndërkombëtare”, potencoi Sopi.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të vlerave të luftës dhe rikujtoi se, ndonëse Kosova ka bashkëpunuar ngushtë me drejtësinë ndërkombëtare, nuk mund të heshtet përballë padrejtësisë selektive.

Sopi: Kosova nuk mund të heshtim përballë padrejtësisë selektive

“I bëjmë thirrje mediave që të mos i japin rëndësi deklaratave të znj. Trendafilova, të cilat nuk reflektojnë të vërtetën e luftës çlirimtare dhe as ndjeshmërinë e një populli që ka përjetuar gjenocid. Ftojmë institucionet shtetërore, partitë politike, shoqërinë civile dhe qytetarët që të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare. Rikujtojmë se Kosova ka treguar bashkëpunim të jashtëzakonshëm me drejtësinë ndërkombëtare, por nuk mund të heshtim përballë padrejtësisë selektive” theksoi Sopi.

Kryetari i OVL- UÇK, Hysni Gucati tha se sa herë që Trendafilova vjen në Kosovë vjen vetëm për një të zezë, duke përmendur 13 majin ditën kur është themeluar sigurimi shtetërorë i Serbisë.

Gucati: Kjo vjen vetëm për një të zezë të Kosovës dhe ka ardhure sot pikërisht me 13 maj

Reagimi ka qenë që Trendafilova të mos vjen në Kosovë fare, ne e dimë se vizita e saj, sa herë vjen në Kosovë, kjo vjen vetëm për një të keqe, një të zezë të Kosovës dhe ka ardhur sot pikërisht me 13 maj, kur dita sigurimit shtetërorë të Serbisë, ku për shqiptarët është një ditë famëkeqe, është një ditë zie. Kemi fëmijë të pagjetur, baballarë, nëna, motra dhe ajo e ka gjetur këtë ditë të vijë këtu”, tha Gucati.

Gucati shtoi se nuk ka asgjë personale me kryetaren e Dhomave të Specializuara, Trendafilovën, por me punën e saj e Prokurorinë, e cila sipas tij, punon me dosje të Serbisë e shqiptarëve të cilët kanë bashkëpunuar me ta.

Gucati: S’kemi problem me gjykatën por me prokurorinë

“Trendafilova nuk është e mirë për qytetarët e Kosovës dhe për shtetin e Kosovës, ne kemi problem me prokurori nuk kemi problem me gjykatë, e cila punon me dosje të Serbisë dhe me dosje të shqiptarëve të cilët kanë bashkëpunuar me Serbinë.. Trendafilova e ka anuluar takimin në bazë të informacioneve, ndoshta mund të jetë brenda. Shpresoj dhe besoj që qëllimi ynë është i arritur, kështu që ky është informacioni”, shtoi Gucati.

Në fund, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep tha para gazetarëve se konferenca e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, është anuluar “në interes të sigurisë publike”.

Protesta përfundojë e qetë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

taravari personalisht as i njoh as i di kush jane gjoka construction ishte e vetmja kompani qe aplikoi ne tender 6810c7af8ceb0
Story i mëparshëm

Hallakama e Taravarit – Lëmsh andej e lëmsh këndej, deklaratat kontradiktore brenda pak muajve

pas 1 majit pritet takim mes mickoskit dhe taravarit ne loje largimi i taravarit nga qeveria 680819c3190cd
Story i radhës

VMRO-ja demanton Taravarin: Asnjëherë nuk foli në Qeveri për gjuhën dhe përfaqësimin

Të fundit nga

ShkoLartë