Shkup, 28 nëntor – Barazia gjinore, antidiskriminimi, personat pa dokumente personale, masat antikrizë dhe masat për rritjen e punësimit janë temat kryesore të takimit të sotëm të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska me shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Val dhe ekipin e tij.
Trençevska në takim ka potencuar se fokusi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në vitin 2023 do të jetë aktivizimi i personave pranues të asistencës së garantuar minimale në tregun e punës.
“Zakonisht bëhet fjalë për persona të cilët janë fuqi punëtore me kualifikim të ulët, ndërsa nga punëdhënësit punonjësit e tillë paraqesin mungesë në tregun e punës. Me qëllim që ta ndalojmë varfërinë transenergjetike. Përveç këtyre masave, kategoritë e cenueshme siç janë marrësit e sigurisë sociale për persona të moshuar marrin shtesë edhe kompensim për energjensa në muajt tetor – mars. Ata janë rreth 50.000 persona që i marrin nga 1.000 denarë në llogarinë e tyre”, theksoi Trençevska.
Ajo gjithashtu informoi edhe për Ligjin e ri për barazi gjinore, për të cilin vijojnë debatet publike, me ç’rast e potencoi rëndësinë e mbështetjes së mëtejmë të OSBE-së në përgatitjen e akteve nënligjore.
Siç kumtuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MTSP), Trençevska ka folur edhe për formimin e Sekretariatit për barazi gjinore në kuadër të Qeverisë dhe një pjesë të Programit të Qeverisë për vitin 2022-2024 si trup më i lartë dhe përgjegjës për të gjitha çështjet në fushën e barazisë gjinore.
Në takim është folur edhe për antidiskriminimin dhe funksionimin e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi si edhe për çështjen e personave të paevidentuar në Librin amë të të lindurve.
Burimi: zhurnal.mk