trencevska realizimi i investimeve kapitale te obrm pdukm se ne nivel lokal eshte 3 per qind 6809f7ff792b1

Trençevska: Realizimi i investimeve kapitale të OBRM-PDUKM-së në nivel lokal është 3 për qind

April 24, 2025
1 minut lexim

Shkup, 24 prill – Realizimi i investimeve kapitale në nivel lokal ka një rezultat zhgënjyes prej 3%, që tregon paaftësinë e qeverisë, theksoi deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska.

Trençevska, në emisionin “Top Tema”, bëri një krahasim me prillin e vitit 2024, kur realizimi i investimeve kapitale ishte 16% në nivel qendror, dhe u kritikua nga opozita e atëhershme OBRM-PDUKM dhe ministri aktual i Financave si i dobët dhe shtoi se tani si qeveri nuk mund të realizojnë as 10%.

Deputetja e LSDM-së theksoi se realizimi i mjeteve të paralajmëruara nga kredia hungareze nëpër komuna është larg 250 milionë eurove të premtuara.

“OBRM-PDUKM kishte deklaruar se nga kredia hungareze do t’u shkojnë komunave çdo vit 250 milionë euro. Në vitin 2024 jepeshin 80 milionë euro, tani do të japin 90 milionë euro. Pra, 2024 dhe 2025 nuk do të arrijnë 250 milionë euro. Këto janë gënjeshtra që OBRM-PDUKM-ja i tha gjatë fushatës dhe pas saj”, theksoi Trençevska, duke shtuar se në vend të projekteve kapitale, ka projekte të vogla nëpër komuna.

Ajo tha se po të shikoni thirrjen e parë të Qeverisë, përveç parqeve, pllakave, shatërvanëve, nuk ka investime më serioze në asnjë komunë.

“Komunat premtuan se përmes projekteve të tilla do të ndërtojnë çerdhe dhe shtëpi për të moshuar, por asnjë projekt nuk ka të bëjë me çerdhe apo shtëpi për të moshuar, as me projekte kundër ndotjes”, theksoi Trençevska.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

ibrahimi pak bdi pak qeveri ollmaz doktor 6809f7f8ed94a
Story i mëparshëm

Ibrahimi: Pak BDI, pak qeveri, ollmaz Doktor!

erion veliaj kerkoi kthimin e celularit te sekuestruar ja vendimi qe mori apeli i gjkko 6809fd5a8a23f
Story i radhës

Erion Veliaj kërkoi kthimin e celularit të sekuestruar, ja vendimi që mori Apeli i GJKKO

Të fundit nga

ShkoLartë