Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trenchevska, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, foli edhe për ligjin sipas të cilit java e punës do të jetë 60 orë.
Ajo thotë se kjo nuk do të thotë që të gjithë punëtorët e Korridorit 8 do të punojnë jashtë orarit.
“Nuk do të thotë se të gjithë do të punojnë 60 orë. Shumë procese në ndërtim varen nga kushtet e motit. Disa procese, pasi të nisin, nuk duhet të ndalen, si betonimi, asfaltimi etj.”, thotë Trençevska.
Burimi: TV21