Trençevska: Nuk do të ulen pagat e punëtorëve në administratën publike

1 minut lexim

Ulje të pagave të punëtorëve në administratën shtetërore nuk do të ketë, deklaroi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska në emisionin “Klan Debat”.

Ajo sqaroi se do të ketë vetëm barazim të pagave në administratën shtetërore në mënyrë sistematike. Sipas saj deklarata e kryeministrit Kovaçevski është keqinterpretuar.

“Deklarata e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit është keqinterpretuar. Nuk bëhet fjalë për ulje të rrogave të administratës, por bëhet fjalë që në mënyrë sistematike ti barazojmë pagat në administratën shtetërore. Duhet të ulemi për të rregulluar pagat në adimistratën shtëtërore një herë e përgjithmonë”, tha Trençevska.

Ministrja Trençevska foli edhe për kursimin e energjisë elektrike në institucionet shtetërore.

“Rryma në institucionet shtetërore është ulur 20% më pak, në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtin muaj” – tha Trençevska.

Story i mëparshëm

Bekteshi: Shkupjanët më 15 tetor do të zgjohen me radiatorë të ngrohtë

Story i radhës

Bardhi shënon për ekipin turk, demolojnë Monacon

Të fundit nga