Trençevska: Angazhohemi për të drejtat e punëtorëveMinistrja e Punës dhe Politikës

May 1, 2022
min lexim

Sociale, Jovanka Trençevska vlerëson se prioritet i Qeverisë mbeten të drejtat e punëtorëve, dhe se janë duke punuar në rritjen e pagave. Sipas saj, promovimi i të drejtave të punëtorëve mbetet i lartë në agjendën e synimeve të ministrisë qa ajo udhëheq. Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, 1 Maji, Trençevska thekson se po bëjnë përpjeke të mëdha për garantimin e sigurisë dhe shëndetin e punëtorëve, sigurimin e tyre social dhe respektimin e të drejtave të garantara me Kushtetutë.

“Ne po punojmë për zgjidhje që do të jetë sistematike dhe solidare për të gjithë. Rritje lineare prej 2806 denarë, për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Në kuadër të negociatave, për Marrëveshjen e re të Përgjithshme Kolektive, është kthimi i pagesës së pushimeve për të gjithë sektorin publik në vitin 2023. Si dhe një metodologji e re për përllogaritjen e pagave, e cila do të sigurojë korrigjim të rregullt të pagave sipas kritereve që do të përcaktohen dhe që do të pasqyrohen në kontratat kolektive të degëve, që nënkupton rritje të vazhdueshme të pagave në sektorin publik”, deklaroi Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ajo në një intervistë për gazetën ‘Nova Makedonija’ foli edhe për projekt Ligjin e ri për Marrëdhëniet e Punës, i cili është në fazën përfundimtare të përgatitjes, dhe presin që deri në fund të këtij viti të miratohet nga Kuvendi.

“Ligji i ri për Marrëdhëniet e Punës është përgatitur prej kohësh. Përgatitja është transparente, me një qasje gjithëpërfshirëse, sepse rezultati është i rëndësishëm, të krijohet një ligj modern, i cili do t’i përgjigjet nevojave të një shoqërie moderne dhe do të ofrojë fleksibilitet për punëdhënësit, por edhe siguri punëtorëve”, deklaroi Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministrja për grevat dhe protestat e sindikalistave, tha se ato janë legjitime, por megjithatë sipas saj duhet ulur në një tryezë të përbashkët për të diskutuar, sepse siç thotë zgjidhjet që nuk çojnë në të mirën e përbashkët janë jetëshkurtër. Ndërsa shtoi se po punojnë në disa aspekte me qëllim të përmirësimit të jetës së punëtorëve si dhe uljes së papunësisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Politika dhe morali Kosovë –Shqipëri

Story i radhës

Temperaturat deri në 24 gradë celsius gjatë javës së ardhshme

Të fundit nga

ShkoLartë