“Tregu shqiptar nuk është ende gati për shërbimet online”, eksperti i ekonomisë, thirrje qytetarëve

min lexim

Eksperti i ekonomisë Artan Gjergi, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me situatën ekonomike në vend, ku shprehet se ekonomia dhe tregu shqiptar nuk janë ende gati për shërbimet online.

Ai tha se përpos kësaj qytetarët duhet të tregojnë kujdes së cilave biznese onilne i besojnë, duke përmendur se me hapa të thjeshtë është lehtë e kuptueshme nëse një biznes online është serioz ose jo.

Si për shembull një biznes online duhet të ketë me patjetër faqen e tij ëeb online. Ndër të tjera eksperti u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që ti investojnë kursimet e tyre dhe mos t’i mbajnë nën jastëk.

“Mund ti investoni paratë. Qytetarët mos ti mbajnë nën jastëk. Rritja e normës së interesit favorizon qytetarët që të depozitojnë. Normat e interesit është kostoja e përdorimit të parasë në ekonomi.

Një bankë nuk e ka marrë nga qielli paranë që ju jep kredi, e ka marrë nga një depozitues. Na duket sikur bankat kanë fitime të jashtëzakonshme. Por bankat gjithashtu kanë kosto. Këtu ndikon kosto e ekonomisë së vendit. Shqipëria ka një farë nivel risku të caktuar sepse hyn në vendet në zhvillim e sipër. Të gjithë këto komponent përfshihen dhe të normat e interesit.

Mali i Zi ka ma pak risk te normat se sa Shqipëria. Shërbimet online janë e ardhmja, ndikoi pandemia. IT gjithmonë për të lehtësuar jetën tonë të përditshme. Por tregu shqiptar nuk është gati për shërbimet online. Por dhe qytetarët duhet të tregojnë kujdes”, u shpreh eksperti i ekonomisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E kishte “origjinën” në Itali, sekuestrohet “Range” luksoz në Morinë! Çfarë zbuloi policia (FOTO LAJM)

Story i radhës

Presidenti Biden, thirrje ligjvënësve të miratojnë paketën për klimën dhe shëndetësinë

Të fundit nga