tregtia e kosoves me shba ne ne pese vitet e fundit keto jane produktet me te eksportuara 67effd606275d

Tregtia e Kosovës me SHBA-në në pesë vitet e fundit, këto janë produktet më të eksportuara

April 4, 2025
min lexim

Administrata Trump më 2 prill vendosi tarifa ndaj pothuajse gati 200 shteteve botërore, në mesin e tyre edhe Kosovës. Vendit tonë presidenti amerikan Donald Trump i vendosi tarifën doganore prej 10 për qind, raporton KosovaPress.

Ndërsa, në pesë vitet e fundit, eksporti dhe importi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur luhatje. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga viti 2020 deri në 2024, eksporti kishte periudha rritjeje dhe rënieje, ndërsa importi ka pasur një trend të qëndrueshëm rritës.

Sipas ASK-së, top dhjetë produktet më të eksportuara në tregjet e SHBA-së ishin kostumet, fustanet dhe mobiljet, dyshekë dhe orendi të ngjashme të mbushura.

Drejtor i Departamentit të Statistikave Ekonomike, Ilir Berisha tregon eksporti gjatë vitit të kaluar ka shënuar rënie të dukshme, derisa importi është rritur.

Berisha në një intervistë për KP thekson se në vitin 2020, eksporti i Kosovës në SHBA ishte 23.6 milionë euro, deri shënoi rritje në vitin 2021 në mbi 123 milionë euro. Ai thotë se trendi rritës vazhduan edhe në vitin 2022, duke arritur në 136.5 milionë euro. Megjithatë, sipas tij, në vitin 2023, eksporti ra në 106.3 milionë euro dhe në vitin 2024, u regjistrua një rënie e theksuar, duke arritur në vetëm 39 milionë e 596 mijë euro.

Për dallim nga eksporti, në vitin 2023, importi u rrit në 84.5 milionë euro, derisa rritje shënoi edhe në vitin 2024, në 107 milionë e 963 mijë euro.

Berisha: Eksporti ka rënë, derisa importi ka shënuar rritje

“Në bazë të publikimeve të rregullta që ka ASK për statistikat e tregtisë së jashtme të cilat i publikon në baza mujore dhe vjetore, në pesë vitet e fundit, pra, nga 2020 deri në 2024 eksporti ka pasur rënie dhe ngritje, ndërsa importi gjithashtu ka shkuar në një trend më tepër rritës. Derisa në vitin 2020 eksporti, ishte 23 milionë e 566 mijë euro, në vitin 2021 kaloj në 123 milionë e 447 mijë euro, në vitin 2022 u ngit në 136 milionë e 525 mijë euro, në vitin 2023 në 106 milionë e 320 mijë euro, ndërsa në vitin 2024 eksporti pat një rënie në 39 milionë e 596 mijë euro. Po ta shikojmë importin, në vitin 2020 ishte 59 milionë e 137 mijë euro, në vitin 2021 ishte 94 milionë e 28 mijë euro, në vitin 2022 ishte 71 milionë e 929 mijë euro, derisa në vitin 2023 ishte 84 milionë e 535 mijë euro, dhe në vitin 2024 u ngrit në 107 milionë e 963 mijë euro. Po të shikojmë vitin 2020 dhe vitin 2024, Kosova ka bilanc negativ, d.m.th importon më shumë nga ShBA-të sesa që eksporton në ShBA-të. Ndërsa në vitin 2021, 2022 dhe 2023 Kosova kishte bilanc pozitiv, sepse eksportonte më shumë se sa që importonte nga ShBA-të”, thotë Berisha.

Berisha përmend edhe top 10 produktet që eksporton vendi me ShBA-të për dy vitet e fundit, ndërsa tregon edhe produktet që ka ndikuar të ketë rënie të eksportit.

Berisha: Në top 10 produktet që eksportojmë me ShBA-të për vitin 2024 janë, mobilje dhe pjesë të tyre

“Në top 10 produktet që eksportojmë me ShBA-të për vitin 2024 janë, mobilje dhe pjesë të tyre, shtroje, dyshekë, mbështetëse dysheku, të gjitha artikuj tjerë me 36.7 për qind të total eksportit, pastaj janë palltot, pelerinat, xhaketat, pjesa e tekstilit me 11 milionë e 44 mijë euro ose 27.9 për qind. Janë ndërtesat e parafabrikuara të cilat punohen këtu dhe transportohen, pastaj atje montohen me 4 milionë e 745 mijë euro apo 12 për qind total të eksportit për vitin 2024. Struktura dhe pjesë të strukturave prej hekuri dhe çeliku ose alumini me 8.8 për qind dhe gjëra ushqimore për kafshët me 2.0 për qind e me radhë… Në qoftë se i referohemi vitit 2023, 84.52 për qind të eksportit e kanë zënë mobiljet dhe pjesë tjera…pikërisht ky grup i artikujve ka rënë dhe tash kemi një eksport më të ulët… Në vitin 2023 në top tre vendet e eksportit të Kosovës ka qenë ShBA-të…derisa në 2024 ka një rënie të eksportit të Kosovës në ShBA”, nënvizon Berisha.

Derisa ato që janë importuara në vitin 2024 janë vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze me rreth 25.39 për qind.

Berisha: Ndërsa ato që kemi importuar në vitin 2024 janë vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara

“Ndërsa ato që kemi importuar në vitin 2024 janë vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze që janë rreth 25.39 për qind, produktet e mbetura të naftës dhe materialet e lidhura me to me 11.21 për qind apo 12 milionë e 92 mijë euro. Makinat motorike të projektuara kryesisht për transportin e personave me 10.32 për qind të total importit apo 11 milionë euro, mish tjetër dhe të brendshmet e mishit të ngrënshëm, të freskët me 6 milionë e 826 mijë euro, me 6,33 për qind, medikamente, produkte medicinale, polimere të etelenit, pajisjet e telekomunikacionit, propan dhe butan i lëngshëm dhe artikuj tjerë”, shprehet Berisha.

Ndërkaq, KosovaPress ka dërguar pyetje edhe tek Qeveria e Kosovës për efektet e këtij vendimi, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Presidentja Vjosa Osmani dje ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga SHBA-ja, pasi kjo e fundit vendosi tarifën 10 për qind.

Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mbështetur thirrjet drejtuar qeverisë për heqjen e tarifave doganore ndaj produkteve amerikane.

Ndërkohë, DhTIK ka kohë që ka ngritur shqetësime lidhur me këtë çështje, të cilat u shfaqën si rezultat i vendimit të administratës Trump.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

keshtjella e be i hap dyert por edhe mund ti mbylle rama kemi nje shans te mire qe te hapim te gjithe grupkapitujt 67eff3c361941
Story i mëparshëm

“Kështjella e BE i hap dyert, por edhe mund t’i mbyllë”, Rama: Kemi një shans të mirë që të hapim të gjithë grupkapitujt

konsola e re switch 2 del ne shitje me 5 qershor per 450 dollare 67efffef30635
Story i radhës

Konsola e re Switch 2 del në shitje më 5 Qershor për 450 dollarë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë