Tregtari rus i armëve Viktor Bout u kthye në Rusi të enjten në kuadrin e shkëmbim të burgosurish me yllin e basketbollit amerikan për femra Brittney Griner.
Jashtë Rusisë ai njihet si “Tregtari i vdekjes” që nxiti disa nga konflikte më të këqija dhe më me famë në botë. Ndërsa në Rusi ai njihet si biznesmen aventurier i cili u burgos në mënyrë të padrejtë pas një operacioni agresiv të SHBA-ve.
Rikthimi i tij në Rusi është pritur me shumë gëzim duke e cilësuar një fitore shumë të madhe. Komenti ka ardhur nga prezantuesi më i famshëm televiziv Valdimir Soloivyov i cili njihet si zëri Putinit. Ai i ka kushtuar minuta nga emisioni i tij duke thënë se kthimi i Viktor Bout është një fitore gjigante për vendin e tij.
“Arritëm një fitore gjigante. Për 15 vjet, Ministria e Punëve të Jashtme ruse së bashku me shërbimet sekrete kryen një operacion madhështor. Ata sollën në shtëpi një njeri të pafajshëm të cilin amerikanët nuk arritën ta thyenin.
Bout nuk u gjunjëzua, nuk e tradhtoi atdheun dhe nuk pranoi asnjë kompromis. Amerikanët e rrëmbyen dhe më pas e arrestuan atë nga një vend i Azisë Juglindore, pasi atje ai nuk kishte mundësi të mbrohej. Por dhe pas arrestimit Bout luftoi si një luan për emrin e tij dhe nuk u dorëzua kurrë. Përkundrazi ai performoi një rezistencë të paparë”, tha Solovyov.
Arrestimi i tij u bë i mundur në Bangok pas bisedave me informatorët e operacionit të Administratës së Zbatimit të Drogës, të cilët u paraqitën si zyrtarë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë. Ndërsa në SHBA ai u soll në nëntor 2010. Nofka “tregtar i vdekjes” iu vu Viktor Boutit nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme të Britanisë.
Burimi: GAZETA.MK