Sebino Plaku është i ftuar në emisionin “Botërori Katar 2022”. Duke marrë shkas nga kualifikimi i Polonisë, ish-sulmuesi i njohur është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar periudhën kur ka luajtur në kampionatin polak.
I pyetur nëse do të firmoste sërish në Poloni nëse i jepej mundësia, Plaku është përgjigjur shkurt dhe prerë “Jo”. Kampionati polak nuk i ka lënë mbresat më të mira.
“Jo, tani ta jap shpejt përgjigjen, sepse e kam provuar. Probleme të Muçit dhe Çelhakës?
Ndoshta ka të bëjë me pjesën e menaxhimit. Ndoshta e ka Lindja.
Pjesa e Europës Lindore e ka këtë problem me menaxhimin”, ka thënë Sebino Plaku.