tregjet ne panik nga tarifat e trump bitcoin bie nen 78 mije dollare 67f3a03cd0595

Tregjet në panik nga tarifat e Trump, Bitcoin bie nën 78 mijë dollarë

April 7, 2025
1 minut lexim

Bitcoin ra në nivelin më të ulët të tre javëve të fundit ditën e Dielë ndërsa kontratat futures të aksioneve Amerikane sinjalizuan një rënie tjetër të fortë ndërsa investitorët ende por tretin tensionet më të fundit tregtare nën presidentin Trump.

Kriptomonedha më e madhe në botë ra me 6 përqind në 24 orët e fundit në 77,700 dollarë tregojnë të dhënat e CoinGecko.

Ethereum ra me 12 përqind në 1,575 dollarë ndërsa mbarë tregu kripto pati rënie të ngjashme duke kopjuar humbjet e aseteve të tjera në të gjithë botën.

Ndërkaq kontratat futures të aksioneve Amerikane vijuan rënien në orët e para Aziatike. S&P E-Mini Futures ra me 4.3 përqind. Dow Futures humbi 4 përqind dhe Nasdaq 100 Futures ra me 4.6 përqind duke nisur kështu një javë turbulente.

Shitja vjen pas tarifave të reja gjithëpërfshirëse të Trump ndaj partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së, të cilat hynë në fuqi të shtunën, duke ringjallur frikën për një luftë të zgjatur tregtare dhe ngadalësim të ekonomisë globale.

Mes këtyre masave është një tarifë universale bazë prej 10 përqind mbi çdo lloj importi ndërsa janë aplikuar tarifa specifike disa herë më të lartë për vende të caktuara.

Importet nga Kina në SHBA kanë tarifë 34 përqind, ndërsa ato të BE-së prej 20 përqind. Si rezultat, tregu i kriptove, i cili kishte mbetur relativisht i qetë gjatë fundjavës, filloi të rrëshqasë së bashku me hapjen e CME Futures.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

vdes zyrtarja e policise se kosoves 67f39d966c202
Story i mëparshëm

Vdes zyrtarja e Policisë së Kosovës

roma juventus ndahen ne paqe igor tudor barazim qe na jep besim te permiresohemi ne goditjet standarde 67f3a130bbccd
Story i radhës

Roma-Juventus “ndahen në paqe”, Igor Tudor: Barazim që na jep besim, të përmirësohemi në goditjet standarde

Të fundit nga

Program trajnimi dhe vend pune në Gjermani

3 Hej, aventurierë të së ardhmes! A keni dëshirë të studioni për t’u kualifikuar si mjeshtër profesional dhe njëkohësisht të punoni në Gjermani? A jeni gati për të nisur një karrierë unike
ShkoLartë