tre vrasje dhe nje tentative per vrasje kontrabande me rreth 600 kilograme kokaine nga kolumbia brazili spasovski zbulon skemen e krimit te grupit te gercecit 65b2aa76e732d

Tre vrasje dhe një tentativë për vrasje, kontrabandë me rreth 600 kilogramë kokainë nga Kolumbia, Brazili… – Spasovski zbulon skemën e krimit të grupit të Gërçecit

January 25, 2024
1 minut lexim

Duke përdorur celularë të enkriptuar dhe nëpërmjet aplikacioni Skype dhe të cilin e kanë përdorur anëtarët e grupit të organizuar krimine, grupi nga Gërçeci siç bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka arritur t’i korrdinojë aktivitetet kriminele për kontrabandë me kokainë dhe vrasje, transmeton TV21/

“Blinin kokainë nga shtetet e Amerikës së jugut, para se gjithash nga Kolumbia, Ekuadori, Brazili, Peru dhe Bolivi, dërgimin e saj në vendet e Bashkimit Europian kurse një pjesë ka qenë e destinuar edhe për narko-tregun e Maqedonisë së Veriut”, tha Spasovski.

Vetëm gjatë periudhës prej dhjetorit 2019 deri në mars 2021 ai bëri të ditur se janë transportuar kjo sasi e drogës.

“Ka realizuar dy furnizime dhe transport të kokainës nga shtetet amerikane – latine deri te shtetet e Bashkimit Europian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe atë transport të 435 kilogram drogë narkotike kokainë të blerë nga grupi në Brazil dhe i transportuar nëpërmjet rrugëve ujore deri te përfaqësimi në Belgjikë, sasi e cila është konfiskuar nga nëpunësit doganorë në Belgjikë, ku një pjesë e sasisë së caktuar duhej të përfundonte edhe në tregun ilegal në Maqedoninë e Veriut. Transport të 106 kilogram të drogës narkotike – kokianë e cila ka arritur nga Peruja deri në Holandë, ku një pjesë duhej të sillej edhe në Maqedoninë e Veriut. Grupi i caktuar ka realizuar edhe disa transporte nga Belgjika për Maqedoninë e Veriut por edhe nga Shqipëria për në Maqedoninë e Veriut”, tha më tej Spasovski.

“Janë siguruar dëshmitë se organizatori i grupit Sh.M., bashkë me anëtarët e grupit kanë bërë përpjekje për vrasje të personit nga fshati Bardovcë, vrasje të shtetasit të Shqipërisë, trupi i të cilit ishte gjendur më 15 maj 2020 në fshatin Matkë të Shkupit dhe vrasjen e dyfishtë më 5 mars të 2021 në Shkup ku u vranë A.B dhe B.V.”, shtoi më tej i pari i Punëve të Brendshme./TV21

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

kfor ben nderrimin e komandes rajonale perendim 65b2aa72d0532
Story i mëparshëm

KFOR bën ndërrimin e Komandës Rajonale – Perëndim

spasovski jane arrestuar 7 nga 16 anetare te grupit kriminal te droges qe kane kryer edhe vrasje 65b2ab61f3664
Story i radhës

Spasovski: Janë arrestuar 7 nga 16 anëtarë të grupit kriminal të drogës që kanë kryer edhe vrasje

Të fundit nga

Horoskopi i datës 23 maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të bëni një hap jo konvencional drejt përmirësimit të të ardhurave. Me Uranin që ndikon në sektorin tuaj financiar, jeni të ftuar të rishikoni

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në
ShkoLartë