Tre thasë me drogë në makinë drejt Tiranës, arrestohen në flagrancë tre persona

Tre persona janë arrestuar në flagrancë në fshatin Gocaj të Lezhës, teksa po transportonin drejt Tiranës tre thasë me kanabis.

Ata u ndaluan për kontroll nga policia në aksin rrugor “Shkodër – Tiranë”, teksa po udhëtonin me automjetin tip “Renault”. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë.

Në pranga ranë E. M., 32 vjeç, (drejtuesi i automjetit);  D. S., 36 vjeç dhe A. D., 37 vjeç, (pasagjerë në automjet), të tre banues në Tiranë të cilët akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Dyshohet se lënda narkotike që u gjet në automjetin e marrë me qira nga shtetasi E. M., po transportohej në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 4 celularë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fabregas emërohet trajner i skuadrës italiane

Story i radhës

Ndërmarrja “Trepça” shpall konkurs për kryeshef ekzekutiv

Të fundit nga