Tre persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr të shtunën vonë në Filadelfia të Pensilvanisë, tha policia të dielën.
Ishte rasti i fundit i dhunës me armë në Shtetet e Bashkuara pas sulmeve në Teksas, Nju Jork dhe Oklahoma që kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra vetëve.
Personi i armatosur hapi zjarr rreth mesnatës në një zonë të qytetit që ka shumë bare dhe restorante. Zyrtarët thane se dy burra dhe një grua u vranë.
Incidenti pasoi të shtënat e fundit në një supermarket në Buffalo të Nju Jorkut, në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas dhe një godinë mjekësore në Tulsa të Oklahomas.
Avokatët për kontrollin e armëve po e nxisin qeverinë amerikane të marrë masa më të forta për të frenuar dhunën me armë./VOA