Rrëzimi i një aeroplani të vogël në autostradën A4 në Seine-et-Marne të Francës ka lënë tre të vdekur pasditen e së dielës, 30 qershor.
Sipas mediave të huaja, aeroplani i vogël u rrëzua në orën 15:45, midis korsive, pasi ka goditur një linjë të tensionit të lartë.
Nga kjo përplasje thuhet se nuk është goditur asnjë automjet.
“Tre pasagjerët e aeroplanit që sapo ishte nisur nga aerodromi Lognes kanë vdekur”, ka thënë prokurori i Meaux, Jean-Baptiste Bladier.
Burimi: botasot.info