Tre të arrestuar për vdekjen e emigrantëve në Kanalin Anglez

Tre burra janë arrestuar në lidhje me vdekjen e pesë emigrantëve në Kanalin Anglez të martën, ka thënë Agjencia Kombëtare e Krimeve të Mbretërisë së Bashkuar (NCA).

Ata u arrestuan me dyshimin për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm dhe hyrjen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Pesë persona, përfshirë një vajzë shtatëvjeçare, vdiqën në një përplasje në bordin e një varke që kalonte Kanalin, raporton BBC.

Varka mbante 112 persona në momentin e tragjedisë.

Policia i identifikoi burrat si dy shtetas sudanezë – të moshës 22 dhe 19 – dhe një shtetas sudanez jugor, gjithashtu 22 vjeç.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Fillon puna për përfshirjen e Vjosës në UNESCO, Kumbaro: Aplikimi gati brenda vitit

Story i radhës

Të dielën luhen të gjitha ndeshjet, Shkëndija e pret Gostivarin

Të fundit nga