Tre të arrestuar për sulmin fizik ndaj kryetarit të Haraçinës

1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar tre persona pas sulmit ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Nga MPB thonë se është njoftuar edhe Prokuroria dhe se pas dokumentimit të rastit, ndaj personave në fjalë do të parashtrohet kallëzim penal.

“Sot (13.09.2022), zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme pranë SPB-Shkup kanë ndaluar R.A., R.A. dhe B.A. pas një raportimi të mëparshëm sot në mëngjes nga R.I. se është sulmuar fizikisht nga ata në zyrën e tij në komunën e Haraçinës. Është njoftuar prokurori publik dhe në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të bëhet kallëzim penal për veprën penale “Dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Story i mëparshëm

​Telekomi i Kosovës rikthen shërbimet pas sulmeve kibernetike

Story i radhës

Takimi urgjent: A u munda Edi Rama ta joshte Albin Kurtin për t’u bërë pjesë e “Open Ballkanit”?

Të fundit nga