tre shtetas te maqedonise se veriut jane evakuuar nga zjarret ne greqi 64e80f0e5ed3f

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga zjarret në Greqi

August 25, 2023
1 minut lexim

Në zjarret në Greqi, sipas informacioneve të deritanishme të marra nga institucionet kompetente të Greqisë, në mesin e viktimave nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut, një shofer kamioni, rimorkioja e të cilit ka marrë flakë teksa kalonte në një zonë të përfshirë nga zjarret, në afërsi të Aleksandropulisit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.

“Shoferi ka marrë djegie, të cilat janë trajtuar në spitalin lokal. Në afërsi gjendet edhe kamioni i dytë me targa të Maqedonisë së Veriut, i cili për shkak të defektit mekanik nuk është në gjendje për vozitje. Tre shtetasit tanë, të cilët ndodheshin në dy kamionët, janë evakuuar me kohë dhe janë nisur për në Maqedoninë e Veriut”, theksohet në kumtesën e MPJ-së sonë.

Ministria e Punëve të Jashtme, njëherësh, thekson se po ndjek me shqetësim dhe vëmendje gjendjen aktuale të jashtëzakonshme në Greqi, e ndodhur si pasojë e zjarreve të fundit në pyje, të cilat rezultuan me viktima në njerëz dhe humbje të tjera të mëdha.

“Me këtë rast, dëshirojmë t’u shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe të lënduarve t’u urojmë shërim të shpejtë”, theksojnë nga MPJ-ja.

Ministria, nëpërmjet Ambasadës së saj në Athinë dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik, e ndjek nga afër situatën dhe mbetet në komunikim të ngushtë me institucionet kompetente greke dhe qytetarët tanë. Nëse do të ketë informacione të reja, do ta informojmë opinionin.

Njëherazi, i apelojmë qytetarëve tanë, nëse ndodhen në zonat e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Ambasadën tonë në Athinë, përmes numrave të telefonit SOS: 00302106749585 / 00306944743071, Konsullatën e Përgjithshme në Selanik në numrin +30 698 720 0410 ose Ministrinë në Shkup në +389 75 273 732.

MARKETING

RENT A CAR

mariciq kontributi i sektorit civil eshte kyc per perparimin e suksesshem ne procesin e integrimit europian 64e7f580a91e5
Story i mëparshëm

Mariçiq: Kontributi i sektorit civil është kyç për përparimin e suksesshëm në procesin e integrimit europian

horoskopi per diten e sotme ja cfare kane parashikuar yjet per secilem shenje 64e82ab74a998
Story i radhës

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilëm shenjë

Të fundit nga

Mësohet destinacioni i tij i ardhshëm

Barcelona duhet të largojë disa lojtarë këtë verë për të realizuar blerjet që dëshiron, dhe një nga ata që do të largohet është Ansu Fati. 22-vjeçari ka qenë në periferi të skuadrës
ShkoLartë