Tre shqiptarë titullar e një zëvendësues, Maqedonia e Veriut fiton

November 15, 2024
1 minut lexim

Kombëtarja e Maqedonisë ka arritur fitoren e katërt radhazi në grupin 2 në Ligën C të Kombeve dhe siguroi vendin e parë. Maqedonia siguroi hyrjen në Ligën B.

Maqedonia në Shkuip e mposhti me 1:0 Letoninë.

Nikolla Serafimov, është autor i golit në minutën e 57-të.

Kapiteni Enis Bardhi, Ezgjan Alioski e Isnik Alimi, u paraqitln nga minuta e parë, ndërsa Lirim Qamili nga ajo e 22-ta në vend të Elmas dhe i gëzohen fitores së Maqedonisë. 

Në minutën e 82-të Qamili humbi një rast të mirë për të thelluar fitoren.

Alioski është zëvendësuar në minutën e 77-të.

Maqedonia kryeson me 13 pikë, duke lënë pas Ishujt Faroe me 6, Armeninë 4 e Letoninë me 4 pikë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mijëra Tesla Cybertrucks largohen prej tregut shkaku i defekteve

Story i radhës

Ekspertët/ Fokusi i administratës së re amerikane do të jetë Ukraina dhe Lindja e Mesme, Ballkani Perëndimor “mbetet në hije”

Të fundit nga

ShkoLartë