Tre shqiptarë për Malin Zi, Finlanda ballëlart 

1 minut lexim

Futbollistët shqiptarë, Fatos Beqiraj, Driton Camaj e Sead Hakshabanoviq, u paraqitën për Kombëtaren e Malit të Zi.

Malazezët dëshpëruan duke pësuar humbje në stadiumin “Olympic” në Helsinki, me rezultat 2:0 nga finlandezët.

Beqiraj u paraqit standard duke u zëvendësuar në minutën e 46-të nga Camaj. 

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Hakshabanoviq, u paraqit nga minuta e 67-të.

Futbollisti Joel Pohjanpalo ishte afta për Malin e Zi, duke shënuar dy gola  (31′ e 38′).

Pas xhiros së dytë në Grupin 3 të Ligës B të Kombeve, Finlanda kryeson me 4 pikë, pasojnë Mali i Zi 3, Bosnja dhe Hercegovina 1 e Rumania pikë, këto të fundit e kanë një ndeshje të luajtur me pak.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zekiri nga burgu është dërguar në spital, dyshohet se është helmuar

Story i radhës

Beatrix Ramosaj ka një dhuratë për ju ditën e ditëlindjes së saj!

Të fundit nga